Auto & Moto

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911!

Siç raportohet, një epokë krejtësisht e re për Porsche 911 do të nisë me 28 maj. Kjo pasi po në atë datë prodhuesi po planifikon të debutojë modelin e parë hibrid 911, duke e shtyrë kështu makinën sportive ikonike drejt një epoke moderne.

Marka gjermane ka zbuluar se hibridi e kalon pistën e Nordschleife për 7 minuta e 16.9 sekonda “Për herë të parë në historinë 61 vjeçare të modelit tonë ikonë, ne po instalojmë një sistem hibrid në të”-tha Frank Moser, zëvendëspresident i Porsche. Ndërkaq, detajet e motorit hibrid janë ende të panjohura.

Megjithatë, Porsche ka deklaruar se synon performancën dhe jo efikasitetin. Bëhet e ditur se debutimi i modelit 911 do të bëhet më 28 maj. Rikujtojmë se çmimi për Porsche Panamera më të fuqishme Turbo E-Hybrid me 670 kuaj fuqi është 178,661 euro. Megjithatë, si produktet e tjera të Porsche, çmimi rritet kur filloni t’i shtoni veçori të tjera. Turbo E-Hybrid vjen me një motor hibrid V8 4.0 litërsh dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 315 km/h.

Edhe pse ky E-Hybrid ka më pak fuqi se ai i mëparshmi, kapaciteti i baterisë së tij është rritur nga 17.9 kilovat në 25.9. Bëhet e ditur se e gjithë kjo fuqi kontrollohet nga sistemi plotësisht aktiv, Porsche Active Ride. Ky sistem i lejon makinës të ketë kontroll mbi lëvizjet e trupit të saj. Rikujtojmë, se disa muaj më parë Porsche nisi tërheqje të veçanta për 911 GT3 Touring dhe modele të ndryshme Macan dhe Panamera në SHBA.

E para lidhej me një problem me dritën e “stop” dhe e dyta për të korrigjuar një problem me hapësirën e rripit të sigurimit. Në tërheqjen e 911 GT3 Touring, njoftimi i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha se makina sportive ka një dritë “stopi” të montuar në mes (CHMSL) që përdoret kur spoileri i pasmë është në pozicionin e tërhequr dhe një CHMSL dytësore që përdoret kur aktivizohet “spoileri” i pasëm.