Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche synon të investojë në firmën e baterive me probleme financiare, Varta. Prodhuesi i makinave me bazë në Shtutgart planifikon të marrë një shumicë të aksioneve në degën e baterive të makinave Varta, V4Drive Battery ndërsa Varta njoftoi planet e ristrukturimit.
Porsche shprehu gjithashtu gatishmërinë e saj për të marrë pjesë “me partnerë të mëtejshëm” në riorganizimin financiar të Varta AG. Investimi i Porsche do të arrinte në 30 milionë euro. “Në këtë kontekst, është planifikuar që Porsche të fitojë shumicën e aksioneve në V4Drive Battery GmbH përmes një rritje të kapitalit, kryesisht kundrejt kontributeve të tilla”-tha Porsche.
Varta ndërkohë tha se ka arritur marrëveshje me kreditorët për një koncept ristrukturimi. “Ky koncept do të ulë ndjeshëm borxhin e kompanisë dhe do t’i sigurojë asaj likuiditet të ri”-njoftoi Varta. Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, Porsche nuk do të vendos ekrane të mëdha të pavarura në makinat e saj. Michael Mauer, projektuesi kryesor i Porsche, tha në një intervistë të fundit me Australia’s Drive se kompania planifikon të ofrojë vetëm ekrane me madhësi të përshtatshme dhe kur është e mundur, instrumente analoge.