Auto & Moto

Porsche nuk do të vendos ekrane të mëdha të pavarura në makinat e saj!

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, Porsche nuk do të vendos ekrane të mëdha të pavarura në makinat e saj. Michael Mauer, projektuesi kryesor i Porsche, tha në një intervistë të fundit me Australia’s Drive se kompania planifikon të ofrojë vetëm ekrane me madhësi të përshtatshme dhe kur është e mundur, instrumente analoge.

“Jam shumë i lumtur që nuk po ndjekim atë që shumica e të tjerëve po bëjnë tani”-tha Mauer. “Sa i përket ekranit, ne gjithmonë kemi thënë se ai duhet të integrohet para së gjithash, në vend që të ndërtohen këto tableta të mëdha të pavarura në automjet”-tha ai.

Porsche zëvendësoi treguesit mekanikë me një panel digjital të lakuar në modelet e reja si Taycan dhe Cayenne. Konsumatorët u ankuan për vendimin e Volkswagen për të kaluar kontrollet në një ekran të madh me prekje, pas së cilës Volkswagen ndryshoi mendje dhe vendosi të ri-inkorporojë butonat fizikë në modelet e reja.