Porsche 911 SC/RS Group B (Type 914) është një nga versionet më të “çmendura” të modelit 911 të prodhuar ndonjëherë në Shtutgart dhe tani është në shitje për tre milionë dollarë. Nëse po pyesni veten pse shtëpia e ankandeve Broad Arrow Auctions e vlerëson kaq shumë, përgjigja është e thjeshtë. Modeli, i njohur edhe si “Evolutionsserie”, është bërë në vetëm 21 njësi dhe ky është i fundit i prodhuar.
Sipas CarScoops, kjo makinë duhet të mendohet “si një 911 SC, por për garat e World Rally B”, dhe si e tillë ka trupin e modelit 911 Turbo. Sediljet janë huazuar nga 935, ndërsa frenat janë nga 917. Thuhet se motori është i aftë të zhvillojë 270 kuaj fuqi, ndërsa e gjithë makina peshon vetëm 980 kilogramë.
Makina mori pjesë në garën WRC Tour de Course në 1984 dhe përfundoi në vendin e 14-të, rezultati më i mirë i Posrche atje. Përveçse është i përshtatshëm për gara, shtëpia e ankandeve që e shet thotë se ky model është i ligjshëm edhe për ngarje të përditshme. Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche synon të investojë në firmën e baterive me probleme financiare, Varta.
Prodhuesi i makinave me bazë në Shtutgart planifikon të marrë një shumicë të aksioneve në degën e baterive të makinave Varta, V4Drive Battery ndërsa Varta njoftoi planet e ristrukturimit. Porsche shprehu gjithashtu gatishmërinë e saj për të marrë pjesë “me partnerë të mëtejshëm” në riorganizimin financiar të Varta AG. Investimi i Porsche do të arrinte në 30 milionë euro. “Në këtë kontekst, është planifikuar që Porsche të fitojë shumicën e aksioneve në V4Drive Battery GmbH përmes një rritje të kapitalit, kryesisht kundrejt kontributeve të tilla”-tha Porsche.