Bota

Popullsia e Japonisë shënon rënie prej 13 vitesh!

Sipas shifrave të tetorit 2023, popullsia e Japonisë u ul me 595 mijë persona, krahasuar me një vit më parë, duke rënë në 124.352.000, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve, popullsia e Japonisë ka rënë vazhdimisht në 13 vitet e fundit. Sipas të dhënave, që nga tetori 2023, popullsia totale e Japonisë ra në 124.352.000.

Duke përjashtuar të huajt që banojnë brenda vendit, popullsia japoneze është ulur me 837 mijë persona, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 121.193.000.

Sipas të dhënave të regjistruara pas vitit 1950, kjo ishte rënia më e madhe.

– Popullsia

Ndërsa popullsia mbi 65-vjeç u rrit në 36.227.000, popullsia mbi 75-vjeç u rrit në 20.080.000 dhe popullsia midis moshës 0-14 vjeç u ul në 14.173.000.

Segmenti i moshës mbi 65-vjeç është regjistruar 29.1 për qind, segmenti mbi 75-vjeç është regjistruar 16.1 për qind dhe segmenti i moshës 0-14 vjeç është regjistruar 11.4 për qind.

Popullsia e moshës 15-64 vjeç, e cila konsiderohet si “moshë pune”, është llogaritur 73.952.000, me një rënie prej 256 mijë në krahasim me një vit më parë.

– Popullsia e huaj u rrit në mbi 3.1 milionë

Ndër 47 rajonet administrative që përbëjnë Japoninë, i vetmi rajon popullsia e të cilit u rrit me 0.34 për qind ishte kryeqyteti Tokio.

Humbjet më të larta të popullsisë ndodhën në prefekturat Aomori, Iwate dhe Yamagata, të gjitha të vendosura në rajonin verilindor “Tohoku”.

Popullsia e huaj që banon në vend u rrit me 243 mijë në 3.160.000.