Art & Kulturë Celebrities Film & Tv

“Poor things” merr Luanin e Artë të Venecias/Mes fituesve dhe regjisori shqiptar Erenik Beqiri!

Me ndarjen e vlerësimeve të shumëpritura u mbyll dhe Festivali i Filmit në Venecia të Italisë, një edicion i 80-të që mes fituesve ka dhe “Një udhëtim të shkurtër” të regjisorit shqiptar, Erenik Beqiri.

Çmimi i parë në kategorinë “Orizzonti” shkoi për realizimin kinematografik me metrazh të shkurtër “A short trip” dhe që në 17 minuta shpalos një histori shqiptare, me kompromiset që bëhen për të siguruar një shtetësi të huaj. 5 ditë xhirime në Marsejë të Francës ku do të flitej shqip, frëngjisht e anglisht. Para fitores së rëndësishme, Beqiri shprehej:

Unë mendoj që filmi është shqiptar, duke u nisur nga fakti se ngjarja e filmit vjen nga një kontekst shqiptar, aktorët kryesorë janë po ashtu shqiptarë e mbi të gjitha edhe unë jam shqiptar.

Aktorët protagonistë janë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktari dhe Walid Afkir. Kosova, Shqipëria dhe Franca bashkuan një kast talentesh ndërsa shpërblimi nuk vonoi.

Ndërkaq, shpërblimi kryesor shkoi për një tjetër ballkanas. Regjisori grek, Yorgos Lanthimos fitoi Luanin e Artë me “Poor Things”. Filmi bardh e zi me protagoniste Emma Stone e ku ndër të tjerë interpretuan dhe Mark Ruffalo e Willem Dafoe u prezantua vetëm nga Lanthimos për shkak të grevës së aktorëve.

Luani i Argjendtë për regjinë më të mirë u fitua nga Matteo Garrone me “Io capitano”.

Fituesit sipas kategorive:

Venice Immersive:

“Empereur”-Çmimi për Realizimin

“Flow”-Çmimi Special i Jurisë

“Songs for a Passerby”-Çmimi i Madh Venice Immersive

Venezia Classici:

“Moving”-Filmi më i Mirë i Restauruar

“Thank You Very Much”-Dokumentari më i mirë

Çmimi “Orizzonti Extra” i spektatorëve shkoi për “Felicita”

Luani i të Ardhmes-“Luigi De Laurentiis” për filmin debutues u fitua nga “Love is a Gun”

Kategoria “Orizzonti”:

“A Short Trip”-Filmi më i Mirë me Metrazh të Shkurtër/Regjisor Erenik Beqiri

“El Paraiso”-Skenari më i Mirë

Tergel-Bold Erdene-Aktori më i Mirë/”City of Wind”

Maria Rosa De Francisco-Aktorja më e Mirë/”El Paraiso”

Çmimi Special i Jurisë-“Una sterminata domenica”/Alain Parroni

Çmimi për Regjinë-“Paradise Is Burning”

Filmi më i Mirë-“Explanation For Everything”

Kategoria zyrtare “Venezia 80”, çmimet e konkursit:

Çmimi Marcello Mastroianni iu dorëzua aktorit të ri Seydou Sarr

Kupa Volpi, Peter Sarsgaard për interpretimin më të mirë në “Memory”

Kupa Volpi, Cailee Spaeny për interpretimin më të mirë femëror në “Priscilla”

Luani për Skenarin më të Mirë-Guillermo Calderon e Pablo Larrain për filmin “El Conde”

Çmimi Special i Jurisë: “Green Border”/Agnieszka Holland

Ndërkaq, filmi japonez “E keqja nuk ekziston” siguroi çmimin e madh të jurisë.

Njëri prej fituesve, aktori Sardgaard solli në vëmendje luftën e kolegëve të tij në Hollivud dhe rrezikun nga Inteligjenca Artificiale.

Ditët veneciane nisën më 30 gusht dhe u mbyllën më 9 shtator duke përmbushur misionin me histori nga më të bukurat e magjepsëse që folën përmes gjuhës së kinemasë.