Showbiz

Poni pendohet për një ndërhyrje estetike!

Këngëtarja e njohur, Poni, me një postim në Instagram ka bërë me dije se është penduar për një ndërhyrje në pamjen e saj.

Poni vendosi t’i largojë vetullat tazuazh dhe t’i kthehet pamjes së saj natyrale.

Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.

Poni është një emër shumë i komentuar për elegancën dhe pamjen e saj tërheqëse. Edhe pse vitet kalojnë ajo mbetet po njëlloj.