Politikë

Politico: Rama kërkon mandatin e tretë radhazi, por gjithçka mund të ndryshojë me vijimin e numërimit

Një një analizë kushtuar zgjedhjeve të së dielës në vendin tonë, politico.eu i bën jehonë procesit. Në artikull thuhet se Partia Socialiste në pushtet e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama është në rrugën e duhur për të fituar një mandat të tretë por me një diferencë të ngushtë, sipas rezultateve të deritanishme.

Teksa janë rreth 55 përqind e vendvotimeve të përpunuara deri në këto çaste, maxhoranca shqiptare shfaq bindje për të fituar me 50.5 përqind të votave ekuivalente me 75 deputetë në parlamentin me 140 vende. Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të marrin përkatësisht 39.2 përqind ose 56 vende dhe 7.3 përqind apo 6 vende.

Nëse në përfundim të procesit të numërimit, Partia Socialiste fiton 75 mandate deputetësh, Rama do të jetë në gjendje të sigurojë një mandat të tretë si kryeministër, diçka që asnjë politikan i vetëm nuk e ka arritur që kur Shqipëria mbajti zgjedhjet e para shumë partiake në vitin 1991 pas dekadave të sundimit komunist një-partiak. Por rezultati mund të ndryshojë në vijimësi ndërsa procesi i numërimit të votave vazhdon.

Ekspertët thonë se gjithçka mund të pritet deri në certifikimin e rezultatit final të zgjedhjeve.

“Pyetja nuk është nëse Partia Socialiste del forcë e parë, ajo ka qenë parti e vendit të parë që nga viti 1996,” tha Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

“Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Socialistët do të marrin të njëjtën përqindje ose më të lartë se partitë e opozitës dhe do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri më vete, ose nëse të dy partitë kryesore të opozitës do të kenë më shumë vota shtoi Krasniqi.

Krasniqi e përshkroi mbështetjen e fortë për opozitën si një “votë proteste kundër qeverisë”.

Zgjedhjet janë hedhur si një provë kryesore për përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e disa standardeve në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, e cila ka qenë e ngadaltë që kur vendit iu dha statusi i kandidatit në 2014. Reformat zgjedhore kaluan para votimit të së dielës, përfshirë masat e transparencës për fushatën elektorale si shpenzimet, do të ndihmojnë të përcaktohet nëse Shqipërisë do t’i jepet konferenca e saj e parë ndërqeveritare që do të përcaktojë një kornizë për pranimin në Bashkimin Evropian.

Rama u zgjodh për herë të parë nga një reagim i madh në 2013 kur ai premtoi një rilindje për Shqipërinë, një referencë për Rilindjen Shqiptare, një lëvizje politike dhe kulturore që çoi në shpalljen e pavarësisë së vendit në 1912. Por kundërshtarët e kanë akuzuar se dështoi për të frenuar korrupsionin siç kishte premtuar. Një raport i vendit për vitin 2020 nga Freedom House deklaroi se “korrupsioni është i përhapur dhe BE ka kërkuar vazhdimisht për zbatimin rigoroz të masave antikorrupsion”.

Ndërkohë Politico, thotë se fushata elektorale u dëmtua shumë nga trazirat që shpërthyen të mërkurën e kaluar midis mbështetësve të dy partive rivale në qytetin e Elbasanit, që çoi në vdekjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka premtuar të shpallë një fitues që do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme brenda 48 orëve nga mbajtja e zgjedhjeve.