Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve.
Rama shkruan se kjo Poliklinikë do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme.
“Vijojmë punën për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin”, shkruan Rama.