Botë e Çuditshme

Policia shpëton një rakun, i kishte ngecur koka në shishe!

Policia në Ohio, SHBA, ka shpëtuar një rakun, të cili i kishte ngecur koka në një shishe. Pamjet e publikuara tregojnë kafshën duke vrapuar nëpër një parking me kokën e bllokuar brenda shishes. Një nga oficerët arriti t’i afrohej atij dhe t’i hiqte shishen nga koka. “Ne do të të ndihmojmë shok”, dëgjohet duke thënë oficeri në video. “Prit. Është çdo gjë në rregull, shoku im.’