Policia në një autostradë të Gjermanisë pranë Crimmitschau pa me dyshim nga larg një makinë Mercedes. Dhe për këtë, patrulla e policisë e ka ndaluar makinën, duke bërë një kontroll rutinë të saj. “Siç rezultoi, oficerët ishin të saktë në dyshimet e tyre”,-deklaroi zëdhënësi i policisë Christian Schünemann.
Ein Transporterfahrer hatte gestern nahe #Crimmitschau zu viel des süßen Brotaufstrichs an Bord. Bei einer Kontrolle brachte der Transporter 6,7 Tonnen statt der zulässigen 3,5 Tonnen auf die Waage:
Weitere Polizeimeldungen der Polizeidirektion Zwickau:https://t.co/WhFVtLJfMF pic.twitter.com/uMbxRAcm00
— Polizei Sachsen (@PolizeiSachsen) December 15, 2023
“Kishte dhjetëra kavanoza me çokokrem, dukshëm më shumë se sa lejohej. Automjeti peshonte gjithsej 6.7 ton në vend të 3.5 tonëve të lejuar, pra pothuajse dyfish. Që atëherë, makina nuk u lejua të lëvizte më tej. Kështu, policia e ndaloi shoferin vietnamez 57-vjeçar. Pasi kavanozat me Nutella qëndruan në një parking gjithë natën, vietnamezi më në fund tha se kishte gjetur një zgjidhje. Ai kishte gjetur një furgon tjetër në të cilin mund të shkarkonte gjysmën e tyre dhe kështu iu dha edhe leja të vazhdojë udhëtimin.