Modelja e njohur Gisele Bundchen u ndalua së fundmi nga një oficer policie, i cili më pas i vuri edhe një gjobë. Në një video që kap incidentin, një oficer i PD Surfside mund të shihet duke ndaluar një Mercedes G-Wagon, i cili ndodh të jetë automjeti i Gisele, të cilin ajo është parë shpesh duke e drejtuar së fundmi në Florida.
Gisele u shfaq e mërzitur teksa i dorëzoi oficerit disa dokumente, i cili më pas u kthye në makinën e skuadrës së tij për të përpunuar informacionin. Kur u kthye dhe i dha gjobën, modelja u mërzit dhe u pa duke fshirë lotët nga fytyra. Gisele më vonë u pa duke kaluar kohë me Joaquim Valente. Rikujtojmë, se Bündchen ishte e ftuar në “The View”, ku ndau mënyrën se si ajo vetë kishte shpëtuar nga depresioni dhe sulmet e panikut në të 20-tat, duke ndryshuar jetën e saj.
Nuk e kisha as idenë më të vogël që gjithçka ishte kaq shumë e lidhur me mënyrën si jetoja dhe sidomos me ushqimin. Nuk po i kushtoja rëndësi trupit, po ecja me 160 km në orë.
Gisele pranoi se për një vit të tërë iu desh të shkonte nga specialisti në specialist për të ndihmuar veten, por asgjë nuk po e zgjidhte problemin.
Kur takova një doktor më tha që duhet të ndryshoja dietën dhe unë u habita sepse nuk e besoja dot që ushqimi kishte lidhje me sulmin e panikut, por ai më siguroi që gjithçka niste pikërisht aty.
Në atë moment ndryshoi gjithçka sipas supermodeles, e cila më tej nisi të praktikonte yoga, meditimin dhe thotë se u transformua si njeri. Rikujtojmë gjithashtu se supermodelja është autore e librit të gatimit “Nourish” dhe në një intervistë më të hershme ajo ka shpjeguar lidhjen e ngushtë me ushqimin duke zbuluar të vetmin ushqim që nuk e ha kurrë, i cili është sheqeri i bardhë, që sipas saj është helm për trupin.