Policia e Kosovës tha se gjatë një operacioni ka ndaluar një automjet me targa të Kosovës në magjistralen Fushë Kosovë-Prishinë, ku gjeti mbi 10 kilogramë drogë, që dyshohet se është e llojit kokainë.
Sipas njoftimit, shtetasi i Kosovës, Z.J, po drejtonte automjetin ku u gjet droga prej 10 kilogramë e 224 gramë në vlerë të tregut prej 450.000 euro. Ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia tha se pasi gjeti drogën në veturën e të dyshuarit, kreu edhe bastisje në shtëpinë e tij në komunën e Graçanicës, që gjendet afër Prishtinës. Gjatë këtij aksioni, të koduar “007”, Policia sekuestroi edhe një veturë me targa të Kosovës, 1.445 euro, 8.970 dinarë dhe dy telefona celularë.
Po ashtu, Dogana ka sekuestruar dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave. Që nga viti 2022, kur Kosova u përball me krizë energjetike, në Kosovë është ndaluar mihja e kriptovalutave. Por, autoritetet vazhdimisht konfiskojnë pajisje që përdoren për prodhimin e tyre.