Aktualitet

Policia dhe FNSH kontrolle në Vlorë për automjete me xhama të zinj dhe persona që lëvizin me armë!

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit.

Mësohet se në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj.

Ndërkaq, kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende info për të shoqëruar apo të ndaluar.