Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, 5 personazhe të tjerë, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha dhe Olta Daku. E teksa dita- ditës po zbulojmë nga pak së bashku të gjithë kastin e filmit edhe pak më parë jemi njohur me dy personazhe të tjerë e bëhet fjalë për Roerd Toçe dhe Besmir Bitraku.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.