Aktualitet Politikë

4 mënyra si të jeni një votues më i mirë!

Jemi vetëm pak orë larg zgjedhjeve të 25 Prillit! Deri në mbërritjen e kësaj dite, ka patur zhvillime të njëpasnjëshme, sondazhe, anketime, hamendësime e ngjarje të panumërta. Disa nuk do të votojnë, disa e dinë kë do të votojnë, e disa të tjerë nuk e dinë ende kë do të votojnë. Ju të fundit, mund t’ju ndihmojmë me disa këshilla e sugjerime…

1. Mos u informoni vetëm nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale ju afrojnë me miqtë tuaj, ju mundësojnë të postoni atë që ju dëshironi e janë një mjet argëtues për këdo. Megjithatë, ato nuk duhet të shërbejnë si burimi juaj kryesor për të njohur zgjedhësit e 25 prillit. Sigurisht që ata do të nxjerrin në pah anën e tyre më të mirë në rrjete sociale, do të promovojnë veten dhe do të fshehin çdo tipar negativ. Ndaj, edhe pse mund t’i ndiqni zgjedhësit në rrjete sociale, ju duhet të merrni informacion edhe në burime të tjera.

2. Mos ndiqni intuitën

Ndoshta preferoni të ndiqni intuitën në një sërë zgjedhjesh që merrni. Por, të zgjidhni të ardhmen e vendit tuaj me intuitë, mund të jetë e tepërt. Të jeni një votues i ‘mirë’ do të thotë të merrni vendimin e duhur dhe me zgjuarsi. Pra, duhet të vendosni në peshore çdo aftësi të secilit zgjedhës që në fund të keni bërë më të mirën për vendin tuaj.

 

3.Votoni!

Ju duhet të votoni! Të votoni është mundësia juaj të sillni ndryshimin, është e drejta juaj. Nëse nuk e bëni ju po shkelni të drejtën, po aq sa edhe përgjegjësinë që këni për vendin tuaj. Ndoshta është e vështirë të bësh zgjedhjen e duhur, por është edhe më e vështirë të heqësh dorë!