Celebrities Gossip Showbiz

“Po them diçka sot…”, Heidi bën deklaratën e papritur!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

E pyetur nga Juli se kush do ta kishte më të lehtë qëndrimin në shtëpi pa tjetrin Heidi ka bërë një deklaratë e cila ka habitur banorët. Heidi ka deklaruar se qëndrimin në shtëpi pa tjetrin do t’a kishte më të vështirë ajo pasi ka ardhur një pikë ku ajo ndihej shumë e lodhur.

Juli: Kush do t’a kishte më të vështirë të rrijë pa tjetrin në shtëpi?

Heidi: Për mendimin tim është tmerr, por mund të them diçka sot që për mua është më e lodhshme të shkoj vetëm. Ndihem shumë e lodhur që tani, se di nëse do kisha forcën me përballu akoma këtë gjë edhe mendoj që do e kisha unë më të vështirë tani që e mendoj, tani që është bërë reale

Romeo: Gjithë rrugëtimi ka qenë i vështirë, nga dita 1 ka qenë malore dhe malorja s’po mbaron, për të dy do ishte e vështirë madje për veten time mendoj që malorja është në gjysmë të rrugës akoma. S’mund t’a ndaj