Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede, Eglai thotë Meritonit se do të bëjnë diss me llafe turpi.
Egla: Do t’a bëjmë me llaf turpi diss-in Meriton
Meriton: Do dalë fantastik. Ama diss i pamëshirshëm Egla
Egla: Ore po të them me të thyer këmbët
Meriton: U kry
View this post on Instagram
Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma. Teksa ishte në një lidhje live me emisionin “Breaking”, Fiori Dardha e pyeti atë nëse do të jetë partneri i Eglës në finalen e madhe? E Paloma tregoi më shumë se kaq.