E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania” Dea Vieri. Edhe pse ishte një lojtare shumë e fortë, ajo u skualifikua disa javë më parë edhe pse shumë afër 100 ditëshit. Në këtë intervistë ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për lojën.
Kë pëlqeu ajo më shumë nga djemtë në Big Brother?
Po të më kishte pëlqyer ndonjëri do të isha lidhur. Aty do isha. Do të isha ngatërruar me të. Po të më kishte pëlqyer ndonjëri do të isha vërdallisur dhe do të më kishte pëlqyer edhe ai.
Si ka qenë marrëdhënia midis saj me Fationit, duke qenë se u dyshua për një pëlqim të mundshëm mes tyre?
Fationin e kam koleg pune se punojmë të dy tek “E Diell” edhe nuk kishte shance. Jemi miq absolutisht. Po të kishim pasur gjë, do ta kishim pasur aty brenda. Tani jashtë, s’kemi çfarë të bëjmë.
Mes pyetjeve të bëra nga Salsano, Visjani dhe Adi, ajo pranoi se është single për momentin dhe nuk është në një lidhje siç mund të pretendohet në rrjet.