Ndryshe

Po të ishin kafshë… nga Rama tek Basha, ja krahasimet e Braçes!

Në emisionin “Ndryshe” ftohen shpesh personazhe të politikës. Por ashtu si vet titulli, programi ka për synim të nxjerrë këto personazhe jashtë kornizës që jemi mësuar t’i shikojmë në përditshmëri.

Sot ishte i ftuar në studion e Top Albania Radio-s, Zv. Kryeministri Erion Braçe, në një intervistë me Salsanon dhe Palomën, të cilët këtë rubrikë e kthyen në një lojë për të pasur më shumë të qeshura.

I pyetur se me kë kafshë do ta krahasonte, Ramën, Bashën, Monikën dhe Ilirin, Braçe qesh dhe i vendosur në vështirësi përgjigjet;

Rama: Kalë, një kalë pune… është shumë e vështirë të ndjekësh ritmin e Ramës, kur i qepet një pune me thënë të drejtën. Po t’i referohesh asaj që po ndodh me rindërtimin, ritmi që po ndjek ai vetë në radhë të parë dhe punën që po ndjek atje është shumë i vështirë për tu arritur edhe nga ata që janë ndërtuesit.

Ilir Meta: (Qesh…) është një lloj kafshe politike që nuk gjej dot një kafshë që t’i ngjajë, por nuk është as dinak, as i egër është një gjë e mesme midis këtyre.

Basha: Nuk ka kafshë që të mos dijë tabelën e shumëzimit! (qesh) Lepur…

Monika Kryemadhi: Ta kalojmë… se unë për zonjat nuk do të doja të bëja asnjë lloj etiketimi…

Kështu i mbyll Braçe krahasimet e tij, duke përjashtuar Monikën, si në formë respekti për femrat.