Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë Ronaldo Sharka, Shqipe Hysenaj, Françeska Murati, Erjola Doçi dhe Artan Trebicka. Ajo çka i bën të gjithë bashkë këto personazhe është rubrika “Pa Filtra” në emisionin “E Diell”. Të pathëna që nuk i dinim më parë për këto personazhe dhe disa deklarata të forta janë bërë në programin e sotëm. Lexoni artikullin për të mësuar më shumë.
Idea për krijimin e këtij emisioni të ri ishte nga vetë Ronaldo, i cili i pyetur se si e solli në jetë këtë projekt, ai u përgjigj:
Ishte një mendim i një linje me Ed Manushin. E pëlqejmë shumë këtë televizionin që unë preferoj të bëj, pra një emision pa filtra ndryshe si emisioni juaj. Shumë provokues. Janë të veçantë të gjithë. Shqipja është një prodhim i Top Channel dhe më pas pati atë rrugëtimin e saj në formate të ndryshme dhe shquhet për lotët e saj të sinqertë në ekran, për debatet e saj të sinqerta dhe për të dhënë mendimin shumë trroç pa filtra. Françeska gjthashtu spikati në “Big Brother”. Kur u fut shumë veta thonin ‘po kjo kush është’ dhe më pas fitoi një popullaritet të madh. Françeska ishte në çdo Prime dhe në dhomën e rrëfimit që e thoshte shumë trroç dhe një nga të vetmet që godiste hapur. Njerëz pa filtra.
Mike apo rivale, si është marrëdhënia midis vajzave, sipas Shqipes?
Unë mendoj që jemi një miksim i çdo gjëje. Nëse nuk do ishim miksimi i çdo gjëje, besoj që nuk do kishim sukses. Them kështu, sepse ne jemi dhe shumë të ndryshme. Nuk jemi shumë të njëjta. Përplasemi shumë në mendime dhe unë kam marrë shumë mesazhe që këto janë lojrat e juaja. Këto nuk janë lojra. Unë kur nxehem, nxehem me të vërtetë me Erjolën. Kemi përplasje mendimesh, por nuk do të thotë që unë me Erjolën nuk do të dalim në kafe.
Erjola vendosi ta quajë ‘dashuri toksike’, ndërsa Françeska i cilësoi të gjitha vajzat si mike. A mendojnë ato se bëhen të bezdisshme për publikun? Ja si përgjigjet Erjola:
Po të bëheshim, s’do të na klikonin.
Kjo shpjegon ndoshta edhe faktin se rubrika “Pa Filtra” është një ndër më të klikuarit nga të tjerat në “E Diell”.