Duket se ‘telenovela’ e marrëdhënies mes Lizzo-s dhe Chris Evans nuk paska fund. E gjitha nisi me një mesazh që këngëtarja i nisi aktorit kur ishte e dehur. Edhe pse nuk e dimë se çfarë shkruhej në të, Lizzo ka shprehur se ishte paksa ‘turpëruese’. Gjithsesi dimë përgjigjen e Evans, i cili e mori këtë me shumë sportivitet dhe ja ktheu me fjalët:
Mos u ndje e turpëruar nga ky mesazh. Zoti është dëshmitar se unë kam bërë gjëra dhe më të këqija kur kam qenë i dehur.
Më pas kanë vazhduar dhe flirtimet e tyre në rrjete sociale. Chris e ka uruar për ditëlindje këngëtaren duke thënë se po ndjehej dhe pak xheloz. E si të mos mjaftonte kjo, Lizzo përhapi thashetheme se është shtatzënë me fëmijën e aktorit. Videot e saj u bënë virale në TikTok dhe fansat aq deshën. Megjithatë dhe Chris e priti mirë të gjithë këtë situatë dhe e vazhdoi rrjedhën e shakasë.
Së fundmi, dikush ilustroi se si do të dukej fëmija i tyre. Një përdoruese e TikTok bashkoi foton e këngëtares dhe aktorit dhe rezultatin ishte ky.
@maryscartoons Lizzo and Chris Evans kid #lizzo #rumors #chrisevans #lizzoandchrisevansareapowercouple #lizzoandchrisevans #morphingfaces @lizzo
Siç duket, rezultati i pëlqeu edhe Lizzo-s, e cila e shpërndau në llogarinë e saj në TikTok. Mesa duket këngëtarja po e pëlqen gjithë këtë vëmendje që po krijohet rreth saj dhe Chris Evans. E gjithë kjo lojë flirtimesh është shumë argëtuese dhe duket se edhe fansat po e shijojnë. Na mbetet për të parë se çfarë kanë rezurvuar ata më shumë për më vonë.