Prej kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes Borës dhe Atdheu, megjithëse prezantuesja vazhdimisht ngulmon se ajo është ‘single’ dhe se mes tyre nuk ka asgjë. Mirëpo, çfarë thotë Atdheu? Pak më parë, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij, teksa ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”
Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur të shkruajnë duke hedhur komente për Borën, por ajo që e plotëson gjithë këtë janë ato që shkruan Atdheu, duke e pranuar haptazi që është Bora vajza që dashuron.
Nusja perfekte për ty është vetëm (ka fshirë emrin) shkoni shumë si çift
Përgjigja e Atdheut?
Eh jetë e padrejtë
Gjithsesi, deri këtu nuk mund të dyshojmë pasi ka fshirë emrin, por me story-n e radhës besoj se përshkrimi i vajzës ju duket i njohur?
Presim një dasëm të bukur me një nuse shqiptare me flok të zeza simpatike e artikuluar e gjatë e hollë do shkonit shum po shum ca do mo ti nga jeta
Ndërkohë përgjigja e ish- konkurrentit të “Për’Puthen”:
Qenke rob Zoti ti moj
Jemi kuriozë të dimë se çfarë do të thotë Bora, e cila pak më parë deklaroi se është ‘single’…
Jam single. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër.
Së fundmi bëri shumë bujë në media një video e Borës dhe Atdheut teksa qëndrojnë bashkë, ku Bora shfaqet teksa tymos duhan dhe duken shumë afër njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj të gjitha portalet ‘shpërthyen’ duke hedhur dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Këto thashetheme e revoltuan shumë Borën, e cila zgjodhi të reagojë me anë të një Instastory duke hedhur poshtë dyshimet dhe duke treguar se video është filmuar para dy muajve gjatë turit të “Për’Puthen”.
Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Video e “kapjes mat” është hedhur para nja 2 muajsh në YouTube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat.