Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.
Në puntatën e sotme të emisionit “Më lër të flas”, Romeo ka zgjedhur që të vishet në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera, duke iu ngjasur më shumë stilit të Donaldit, më sportiv dhe me kapele ashtu si e kemi parë deri më tani të veshur Donaldin. E këtë Donaldi e ka quajtur si “kopjim” të tij dhe ka postuar një foto të Romeos në Instastory, ku ka shkruar:
Romeo sot është munduar të më kopjojë stilin
Ditën e sotme Romeo publikoi një projekt të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona dhe titullohet “Amante”. Ky projekt muzikor ishte një surprizë nga artistët, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë këtë bashkëpunim dhe e kanë lajmëruar vetëm 2 ditë më parë me një video ‘TikTok-u’ të publikuar në Instagramin e tyre.