Po ta dinit se çfarë i bën dafina organizmit nuk do i ndaheshit/ Ja sëmundjet që kuron dhe si ta përdorni!

Bimën e dafinës fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë.

Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina e antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi.

Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine.

Pse nuk duhet të flini me flokët e lagur?
Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore, këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë.

Në gjethet e dafinës kemi mbi 50 përbërës fitokimikë, por më i rëndësishëm është cineoli, i cili ka veti që të zgjerojë bronket dhe rrugët e frymëmarrjes. Tjetër përbërës është linaloli me veti qetësuese, shkalla virusale në organizëm do të ulet.

Çaji i dafinës, përveçse do të na japë një shije të mrekullueshme, do të na qetësojë kollën, do na ndihmojë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe po ashtu në eliminimin e sekrecioneve, nëse kemi.

Tjetër veti që sjell për organizmin konsumimi i çajit të dafinës është një oksigjenim i trurit dhe trupit, ndihmon në tretjen dhe jashtëqitjen, si dhe largon gazrat. Në këtë drejtim kjo bimë zë një vend të veçantë.

Kombinimi i shegëve me boronicat, ja cilat probleme shmang në organizëm
Gjithashtu dafina ka një meritë të pa mohueshme në drejtim të qetësimit të dhimbjes së kockave dhe kyçeve duke e konsumuar si çaj, por dhe duke përdorur vajin esencial të saj”.

Kujdes duhet treguar dhe në përzgjedhjen e gjetheve të dafinës kur e blejmë në treg, Sa më e errët të jetë ngjyra e saj në kafe, aq më e vjetër është ajo gjethe dhe aq më pak vlera shëndetësore do të ketë.

Ja si duhet ta përdorni bimën e dafinës:
Lirimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësimin e kollës: Përzieni një lugë çaji vaj ulliri ose basani me 3-4 pika vaj dafine. Vendosim pak nga ky vaj në hundë dhe lyeni gjoksin, brinjët, shpatullat e fëmijës. Zieni në 200 ml ujë 3-4 gjethe dafinë. Jepini fëmijës të pijë çdo 1 orë nga 1-2 lugë çaji ose supe në varësi nga mosha;
Largimin e gazrave nga zorrët, qetësimi i dhimbjeve të barkut: Në 200 ml ujë zieni 2 minuta 1 lugë mendër dhe 2 gjethe dafine. Pini çajin me lugë çaji çdo 1 orë, ose nga një lugë supe për më të rriturit;
Hollimin dhe eleminimin e sekrecioneve, qetësuese e kollës: Në 200 ml ujë zieni 2 minuta 2 gjethe dafine dhe 1-2 fije çaj jugu;
Uljen e temperaturën së lartë dhe nxitjen e djersitjes: Në 0.5 litra ujë zieni 2 minuta 2 gjethe dafine, një lugë lule shtogu dhe një dorë zhumbricë;
Luftimin e mykut në lëkurë dhe gojë: Në 0.5 litër ujë zieni 2 gjethe dafine dhe 1 lugë rigon. Shpëlani zonat e irrituara të lëkurës nga myku;
Qetëson kollën, liron rrugët e frymëmarrjes, lehtëson nxjerrjen e sekrecioneve: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 3 gjethe dafine, 1 dorë zhumbricë, 1 dorë lule bliri, 1 lugë lule shtogu. Pihen 2-3 gota çaji në ditë para buke. Hidhni në çdo gotë çaji 10 pika propolis me rigon;
Lehtëson largimin e gazrave, lehtëson tretjen: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta, 3 gjethe dafine, një lugë kumak, një dorë bar blete, një dorë mëllagë dhe 1 lugë mendër ose finok. Pini 2-3 gota në ditë;
Anti inflamatore dhe anti astrigjente: Në 1 lugë supe vaj recini hedhim 7-8 pika vaj dafine dhe lyejmë kyçet që dhembin 2 herë në ditë;
Ndihmon në nxjerrjen e gurëve në veshka: Në 2 litra ujë zieni 2 minuta një dorë lëvore dafine, një dorë ashe, një lugë fara shalqini, një dorë fier guri. Pini 4-5 gota në ditë;
Nxit mbirjen e flokëve: Në vatrat e alopecisë vendosim lëng hudhre ose qepe. Mbi të hedhim dy pika vaj dafine dhe masazhojmë vatrën 2-3 minuta.