Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ditën e djeshme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë. Pyetjes se çfarë është parajsa për ta, Romeo i është përgjigjur:
Diçka që e kam folur dhe me Heidin, kam një koncept tjetër, po sikur të largohemi nga kjo botë dhe Zoti të na pyesi: A ju pëlqeu parajsa? Ndoshta është kjo parajsa këtu do vuash, qash, qeshësh ndoshta është kjo parajsa
View this post on Instagram
Pas darkës me të ftuar specialë mbrëmjen e djeshme, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës në ambjentet e oborrit. Banorët që morën gjithë vëmendjne ishin Egla dhe Romeo, pasi ky i fundit i dhuroi banores një performancë me lëvizje mjaft sensuale, ku Egla më pas iu bashkua performancës së tij.