Vendimi i aktores Gwyneth Paltrow për t’u larguar për një kohë nga Hollywood nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, aktorja dhe sipërmarrësja është fokusuar në markën e saj të stilit të jetesës Goop, përmes së cilës rekomandon produkte dhe këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mirëpo, jo vetëm që nuk i bind ndjekësit, por shumë prej tyre i shprehin dyshimet e tyre me komente. Dëshmi për këtë është video e fundit që ajo ka postuar në llogarinë zyrtare të Goop Instagram. Në të, Paltrow shihet duke rekomanduar një plan diete 7-ditore që premton detoksifikimin, i cili kushton 195 dollarë.
Ajo përgatiti një vakt, i cili është një nga recetat e përfshira në “G. Tox 7-Day Reset Kit”. Postimi mori shumë kritika, ku shumica e tyre e akuzonin atë se “shpik marrëzi për të fituar para”. Ndërkaq, nutricionistja Mackenzie Caldwell foli për Page Six dhe tha se sallata e aktores ishte në rregull. Megjithatë, mënyra se si ajo e prezantoi atë ishte e gabuar.
E gjithë ideja e detoksifikimit është një mënyrë fatkeqe që kultura dietike përpiqet t’i trembë njerëzit që të mendojnë se duhet të blejnë diçka për të hequr qafe gjërat e frikshme në trup, por nuk është kështu. Për një person mesatar, mëlçia, mushkëritë, veshkat dhe lëkura juaj detoksifikojnë trupin tuaj në baza ditore dhe praktikimi i një diete holistike do t’i mbështesë të gjitha këto organe për të bërë atë që duhet.