Celebrities

“Po rrezikon jetën”, modelja e famshme bën operacionin e 17 të rritjes së gjoksit

Katie Price duket se ka vendosur që të thyej të gjitha rekordet sa i përket operacioneve plastike në gjoks. 46-vjeçarja ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku tregon rezultatet e operacionit të 17.

Në pozat në fjalë, modelja e njohur shfaqet me një fustan të zi shumë të ngushtë, i cili i tregon shumë bukur format trupore. Pavarësisht se duket e kënaqur me gjoksin e saj kaq të madh, duket se ndjekësit e saj nuk janë aspak dakord me operacionet që ajo po bën.

Një gjë e tillë vihet re në komentet që ndjekësit kanë lënë në postimin e Price. Shumica e fansave i shkruanin se ajo po shkatërron veten dhe shëndetin e saj me të gjithë këto operacione.

Komente: Është qesharake ajo që po bën. Ti dukesh si gunga e Notre Dame me kokë poshtë. Duhet të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik…

Ndërkohë kujtojmë se Price ka deklaruar pas operacionit të saj të 16 se nuk i interesonte nëse njerëzit e konsideronin atë “të varur” nga operacioni, duke theksuar:

Është zgjedhja ime dhe trupi im

Por jo vetëm kaq, pasi 46-vjeçarja ka marrë referime të shumta nga mjekë të cilët kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e saj. Duke iu referuar rastit të saj, një kirurg plastik, Ameer Khan, ka thënë për thënë “OK Magazine” në vitin 2022 se:

Ka rreziqe që lidhen me anestezinë e përgjithshme të përsëritur. Sa më gjatë të ndodhë kjo, aq më shumë ka të ngjarë të ekspozohet trupi ndaj rreziqeve të rëndësishme që mund të përfshijnë edhe vdekjen.  Rreziqet e tjera lidhen me vetë operacionin. Kirurgjia është një procedurë traumatike. Sa më shumë operacione të keni, aq më shumë plagë keni. E gjithë kjo mund të çojë në një ndërprerje të shkallës së shërimit të lëkurës dhe më pas gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq