Aktualitet

Po rregullonte çatinë, por bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari!

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në Maliq në spital, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ku 45 vjeçari Leonard Ymeri nga fshati Goskovë, po rregullonte një çati.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se duke punuar ai ka prekur tela të energjisë elektrike.  45-vjeçari u transportua drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.