Aktualitet

Po riparonte një defekt, gjen vdekjen në punë 38-vjeçari!

Aksident me pasojë vdekjen në vendin e punës. Një 38-vjeçar humbi jetën në fshatin Tarazh të Mirditës. Mësohet se shtetasi Arbër Caka po riparonte një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Por aksidentalisht, kova e fadromës ra dhe e goditi duke i marrë jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit tragjik. Policia doli me një njoftim zyrtar.

Mirditë/Informacion paraprak

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.