Celebrities Gossip

“Po qaj, por…”, vajza e Sylvinhos dedikim për Kombëtaren pas eliminimi nga Europiani!

Shqipëria u eliminua nga Europiani “Gjermani 2024” pas disfatës 0-1 me Spanjën, duke u larguar nga ky kompeticion me kokën lart. Një dedikim për Kombëtaren shqiptare ka bërë edhe vajza e trajnerit brazilian Sylvinho, Taty Mendes.

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, ajo tregon mbështetjen për Shqipërinë, teksa në foton e fundit të postuar, Taty shfaqet duke qarë për eliminimin e kuqezinjve.

Po qaj, por mirënjohëse

 

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit pas eleminimit mbrëmjen e djeshmë nga Kampionati Europian, pasi në grupin B grumbulluam vetëm 1 pikë. Për mediat folën disa prej futbollistëve të kombëtares, të cilët nuk e fshehën zhgënjimin për eliminim. Mes tyre foli edhe sulmuesi i Besiktas, Ernest Muçi. Djaloshi u shpreh se shpresonte për më shumë minuta në fushën e lojës megjithatë shton se kjo eksperiencë do t’i vlej shumë.