Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka treguar për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe është normale kureshtja nëse do të ketë plane të afërta për martesë apo për zgjeruar familjen.
E pyetur në një intervistë nëse ajo dhe SinBoy po planifikojnë të kenë fëmijë bashkë dhe të martohen, Rina tregoi se për momentin nuk kanë plane të afërta për të krijuar familje.
Më herët thashë që jeta është shumë e gjatë dhe nuk i dihet jetës por për momentin jemi shumë mirë dhe…sigurisht.
Më herët Rina ka treguar se ajo dhe SinBoy ka njohur kur kanë punuar bashkë për këngën e tyre hit “Gigi” dhe që prej atëherë së bashku janë një dyshe e pandashme. Sot, kënga numëron afro 80 milion klikime, një shifër që tregon suksesin e madh që ky bashkëpunim ka.
Teksa kujtojmë se ditët e fundit, këngëtarja ka reaguar në rrjete sociale pas akuzave se “shndërrimi” i saj ka ardhur si pasojë e fillerave dhe botox-it, duke u shprehur se ‘sekreti’ i saj është dashuria që ka për veten dhe i sugjeron të gjithë ndjekësit e saj të duan veten.