Bota

Po përgatitej për serialin e ri, shuhet tragjikisht ylli i ‘Zombie Detective’ Jung Chae-yul!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare aktorja dhe modelja e njohur koreano-jugore Jung Chae-yul.  Trupi i pajetë i Jung Chae-yul u gjet nga familjarët në banesën e saj ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin ‘Zombie Detective’ si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’ dhe ‘Deep’. Ajo sapo kishte nënshkruar një kontratë të re dhe do të luante në serialin e shumëpritur korean ‘Wedding Impossible’.

Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë së menaxhimit të Chae-Yul u intervistua me lot në OSEN pas vdekjes së Chae-Yul. Ai tha:

Chae-Yul ynë ishte shumë punëtore. Ajo ishte një shoqe me zemër të madhe. Për mendimin tim, është e vështirë të përshkruhet me fjalë se sa e mahnitshme ishte ajo si aktore.

Fansat zemërthyer të Chae-Yul kanë ndarë homazhe për yllin në faqen e saj në Instagram.