Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Marrëdhënie e Meritonit dhe Heidit vijon të jetë e tensionuar. Dyshja është përplasur pasditen e sotme dhe gjithcka nisi në momentin që Heidi ndërhyri në debatin mes Merionit dhe Eglës, duke mbrojtur këtë të fundit. Teksa kanë qenë në dhomën e ndenjës, Franceska ka akuzar Heidin se ajo e ka etiketuar Meritonin me fjalët më të rënda, duke e quajtur përndjekës dhe manjak.
Meritoni: Po unë të të jap ty ndonjë epitet apo etiketim, si do ndiheshe ti? Ta kisha dhënë një por më vjen keq prej Romeos.
Heidi: Ma thuaj njëherë cfarë? Një ide, se jam kurioze.
Meritoni: Po nuk bie në nivelin e Gracianos unë se ta kisha dhënë një që…
Heidi:Aaaa e kapa cila është, faleminderit. Për mua është sikur e the.
Meritoni: Merre si të duash.
Heidi: Kjo për mua është e rëndë sepse unë nuk e kam bërë atë që ka thënë Graciano.
Meritoni: Bionde nuk bie në nivelin e Gracianos.
Heidi: Në momentin që thua se nuk ta them prej Romes dhe më thërret mua bionde, nuk më pëlqen.
Meritoni: Po ti bionde je, po flas në konceptin e mendjes. Batutat në Kosovë i bëjnë për biondet.
Visualizza questo post su Instagram