Celebrities Showbiz

Po mendon për fëmijën e dytë? Sara Hoxha zbulon nëse dëshiron djalë apo vajzë

Vetëm pak javë më parë të gjithë u lumturuam kur Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë që do të ndryshonte përgjithmonë jetët e tyre.

Çifti i shumëpërfolur nuk ngurruan që të zbulonin menjëherë emrin e princeshës së tyre e cila quhet Poem Blu. Madje, Ledri dhe Sara i hapën bijës së tyre edhe një llogari në Instagram që e menaxhojnë vetë duke publikuar vazhdimisht foto të ëmbla të saj dhe të familjes së tyre të bukur.

E megjithëse sapo janë bërë prindër, ne shqiptarët kemi një zakon që menjëherë e pyesim çiftin se kur do të bëjnë fëmijën e radhës. Te njejtën pyetje i ka drejtuar Sarës edhe një fans në Instagram që kërkon të dijë nëse bebin e rradhës ajo dëshiron ta ketë djalë apo vajzë.

Sara i është përgjigjur menjëherë që do të donte një tjetër vajzë por nuk ka dhënë detaje se kur ajo dhe Ledri mund të jenë gati për një tjetër fëmijë.