Analistja e Big Brother VIP, Zhaku, ka kritikuar Oltën dhe Efin për mënyrën se si janë sjellë me njëra-tjetrën. Zhaku i tha Efit se e kupton sjelljen e saj me nerva por nuk është dakord me faktin që ajo thotë se nuk ndryshon dot. Po ashtu Zhaku iu kthye Oltës për faktin se ajo e akuzoi se donte ta shtynte kur po merrte makeup-in në tualet.
Efi dhe Olta janë dy nga banoret që duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ditën e sotme, gjatë ‘Prime-it’, debatet e tyre të shumta që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve u diskutuan.
Opinionistja e “BBv2”, Zhaklin Lekatari ka kritikuar Oltën dhe Efin për mënyrën se si janë sjellë me njëra-tjetrën. Zhaku i tha Efit se e kupton sjelljen e saj me nerva, por nuk është dakord me faktin që ajo thotë se nuk ndryshon dot. Po ashtu Zhaku iu kthye Oltës për faktin se ajo e akuzoi se donte ta shtynte kur po merrte makeup-in në tualet.
Zhaklina: Ti thua se Efi donte të të shtynte, por në asnjë moment nuk të ka shtyrë. Ti nëse do të vazhdosh, të manipulosh, gënjesh e inskenosh situata, bëje…
Këtij mendimi iu bashkua dhe Arbana
Arbana : Po ku të shtyu mi Olta…
Tea dhe Kiara prej ditësh janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë por dhe përballë brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Thelbi i këtij debati është bërë pikërisht Luizi, pasi sipas Teas, Kiara është xheloze, ndërsa nga ana tjetër moderatorja tha se është gjithçka për mënyrën si ajo luan.