Shpeshherë keni menduar se nuk keni kohë për veten por të vendosësh veten të parën është thelbësore për t’u ndjerë mirë. Nëse mendoni për veten, do të jeni më mirë me të tjerët. Pavarësisht nëse keni një partner, nëse jeni beqare apo ndoshta nënë, vetëm nëse ndiheni mirë me veten, do të jeni në gjendje t’i përkushtoheni më së miri njerëzve që ju rrethojnë, me gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë.
Të jesh i lumtur gjatë gjithë kohës duket si një ‘detyrë’ mjaft e vështirë. Sipas ekspertëve, njerëzit kanë një prirje drejt negativitetit, sepse truri reagon më fort ndaj emocioneve negative. Truri komunikon përmes neuroneve, të cilët bartin mesazhe. 86 miliardë neuronet ju tregojnë se si të reagoni ndaj çdo informacioni që vjen, duke i shoqëruar përvojat pozitive me emocionet pozitive. Si mund të ndryshoni atë që dini tashmë? Duke ndryshuar lidhjet ndërmjet neuroneve.
Kur jemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe kështu përfundojmë me depresion dhe çrregullime ankthi. Pra, në momentin që del diçka serioze, ndiqni trukun 12 sekonda. Është koha që ju duhet të mbani mend një kujtim, imazh apo marrëdhënie shumë të bukur.
Qëndroni me të dhe mendoni për të gjitha arsyet që ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sa më shumë ta bëni atë, aq më shumë truri juaj fillon të përçojë mesazhe pozitive. Gjithashtu, kjo nuk do të thotë që ju i injoroni gjërat e këqija, por thjesht ndihmoni veten të ndiheni më mirë.
Stresi kronik rrit inflamacionin tipik për disa sëmundje të zorrëve dhe një studim i ri i publikuar së fundmi në Cell sqaron se disa substanca të prodhuara nga truri i stresuar arrijnë të stimulojnë qelizat imune të zorrëve dhe të shkaktojnë inflamacion.