Dy gazeta amerikane po kërkojnë dikë për të ndjekur dhe për të raportuar koncertet e Taylor Swift dhe Beyoncé. Gannett, rrjeti më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se do të punësojë dy gazetarë për të mbuluar koncertet e dy yjeve të muzikës pop.
Synimi është të tregojnë kuptimin e muzikës së tyre dhe efektin që të dy këngëtarët po lënë në shoqëri. Në përshkrimin e punës për Beyoncé, Gannett tha se po kërkonte një gazetare që mund të tregonte se si ndihet ndikimi i superyllit ndër breza dhe se si ajo ka qenë një forcë në gjithçka.
Sa i përket gazetarit që do të mbulojë Taylor Swift, gazeta amerikane tha se ai do të duhet të identifikojë pse ndikimi i yllit të popit përhapet si flakë dhe çfarë përfaqëson baza e fansave të saj në kulturën pop. Fansat e Taylor shpenzuan mijëra dollarë për bileta, duke e bërë atë të thyejë rekordin për turneun femëror me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave. Beyonce nga ana tjetër ka shitur rreth 200 milionë disqe në mbarë botën, duke e bërë atë një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave. Gjatë koncerteve të Renaissance World Tour 2023 këngëtarja mahniti audiencën e saj duke sjellë super emocione.