Lifestyle

Po kaloni një ditë të keqe?! Disa mënyra se si ta transformoni atë tërësisht…

Të gjithë jemi përballur me ditë të cilat teksa kanë nisur, na kanë ngarkuar emocionalisht sa kemi menduar se do të ishte më mirë të mos ishim ngritur fare nga shtrati. Të mësosh një lajm të keq, diçka e pazakontë dhe e dhimbshme për ty a ndonjë të afërmin tënd, probleme në punë, një telefonatë e trishtë etj. Por edhe pse një ditë të mos ketë nisur me këmbën e mbarë, nuk duhet të bëjmë panik.

Jemi sërish ne që e kemi në dorë që kjo ditë të mos mbyllet ashtu si nisi, e shoqëruar me ndjesi negative dhe me doza trishtimi. Jeta është e përbërë me ndodhi e ngjarje jo të këndshme që na bëjnë të përgjegjshëm për t’i pranuar e përjetuar ato edhe në rastet me ngarkesa të ndryshme e të forta emocionale. Asgjë nuk është lineare dhe për këtë arsye ne duhet të pranojmë çdo ditë ashtu si vjen, me ndodhitë e saj të lumtura si dhe ato me ndodhitë e papritura.

Zakonisht, jemi të prirur të zhytemi emocionalisht nga gjendja që shkakton një ditë e nisur jo mirë dhe kjo gjendje ndikon jo vetëm në mbylljen e asaj dite me të njëjtat doza mërzie por priremi të jetojmë për edhe më shumë gjatë me ndjesitë e trishtimit që lë një ditë e vështirë. Më poshtë po ju japim disa këshilla për të transformuar ditën tuaj…

Zgjidhni të qeshni. Studimet kanë vërtetuar për ndikimin e të qeshurës në moralin dhe mirëqenien tonë. Rrethohuni nga njerëz që ju bëjnë për të qeshur dhe që ju pëlqen shoqëria e tyre. Të qeshësh disa minuta në ditë, është në avantazhin tuaj dhe ndikon në transformimin e saj edhe kur kjo ditë nuk është në favorin tuaj. Merrni kohën tuaj. Një ditë mund të ketë nisur jo mirë për ty por ti ke në dorë t’i japësh kohë vetes tënde. Kështu do të kesh mundësi të relaksohesh dhe të ripërqëndrohesh në prioritetet e tua.

Jini mirënjohës/e. Nëse zemëroheni se ju duket sikur nuk keni kontroll mbi atë që po ndodh, fokusohuni tek vetja dhe merrni frymë thellë dhe mos harroni të tregoheni mirënjohës/e. Ndjenja e mirënjohjes për atë që jeni dhe keni ju lejon të rikujtoni atë që vlen e ka rëndësi në jetë, si një panoramë e gjërave me vlerë që ke në jetën tënde. Ky reflektim ndihmon në zbutjen e gjërave negative që të ka ofruar një ditë e caktuar.

Rri pranë të dashurve të tu. Kur diçka shkon keq, është gjithmonë mirë dhe e udhës të rrethohemi nga njerëzit e zemrës të cilët janë aty për të na bërë të ndihemi më mirë, të gjejmë një zgjidhje së bashku etj. Jeta është pashmangshmërisht e lidhur me ngjarje të papritura dhe të paparashikuara para të cilave ndihemi të vegjël e të pafuqishëm për t’i dhënë zgjidhje por që njëkohësisht  na ndihmojnë të na japin mësime për të ecur përpara.