Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja Françeska Murati, përveçse e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel pasi është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale. E duket se ndjekësit e saj janë shqetësuar për faktin që ajo nuk poston foto me të shoqin. Këtë e ka treguar Murati ditën e sotme përmes një postimi në “Instastory”.
Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar në inbox mos keni merak se jemi 24/7 bashkë. Gjërat më të rëndësishme të jetës time i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete jo për botën. Kur nuk i publikova në Big që më digjte malli për ta, nuk kam ndërmend me i publiku tani
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Françeska Murati, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me djalin e saj, Charlie.