Celebrities Gossip Showbiz

Po ju e njihni motrën e Princ Harry dhe Princ William?!

Pjesëtarët e familjes mbretërore jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me lajmet shokuse rreth tyre. Në një kohë kur marrëdhënia mes vëllezërve Princ Harry dhe Princ William po vihet në diskutim, një tjetër lajm shokues vjen lidhur me pjesëtarët e familjes. Një detaj që me siguri shumë prej jush nuk e prisnin…

Disa njerëz janë të njohur pavarësisht asaj që bëjnë. Pjesëtarët e familjes mbretërore me siguri i njihni shumë prej jush, teksa të paktën një herë keni dëgjuar për Mbretëreshë Elizabeth, Princ Willim, Princ Harry, Kate Middleton apo Meghan Markle. Por nëse mendoni se i njihni të gjithë pjesëtarët e familjes, gaboheni.

Një detaj që shumë prej jush ndoshta nuk e dinë, është se Princ William dhe Princ Harry kanë një motër nga ana e babait. Kur Princ Charles dhe Lady Diana Spencer u martuan në vitin 1981, ndoshta shumë prej jush menduan se kjo ishte romanca perfekte, dhe ata gjetën dashurinë tek figura e njëri-tjetrin.

Por dukshëm gjërat nuk kanë qenë kështu, për aq kohë sa Princ Charles në atë kohë i përkiste një gruaje tjetër. Ai e njohu Camilla Parker Bowles në vitin 1971. Ata patën një marrëdhënie e cila pas disa vitesh përfundoi, dhe secili prej tyre vazhdoi jetën me një tjetër partner.

Por nëse mendoni se ky është fundi i historisë, gaboheni. Disa vite pas largimit të Dianës nga jeta në mënyrë tragjike, në vitin 2005 Princ Charles dhe Camilla u ribashkuan. Ndërkohë, Camilla kishte dy fëmijë nga një martesë e mëparshme. Djali i saj Tom Parker Bowles dhe vajza e saj Laura Lopes ishin pjesëtarët më të rinj të familjes mbretërore.

Luara është motra e Harry dhe William, duke qenë se është vajza e gruas së Princ Charles. Kanë qarkulluar thashetheme se tre fëmijët nuk kanë patur marrëdhënie të mira dikur, por tani gjërat janë përmirësuar dhe raporti i tyre është më i qetë dhe i shëndetshëm.