Enca është një personazh që gjithmonë guxon me pamjen dhe daljet e saj skenike. Si në veshje, ashtu edhe në performancat e saj, këngëtarja nuk ngurron të na stimulojë imagjinatën. Këtë herë, Enca zgjodhi mos t’i linte shumë vend imagjinatës, pasi pak orë më parë na serviri një foto të saj nudo.
Teksa pozon pranë një shkëmbi në jug të vendit, pa make-up dhe pa rroba siç e ka bërë nëna, ajo ka “dëgjuar” sugjerimin e Luljetës së “Për’puthen” dhe ka ftuar fansat ta shohin.
Ditën e djeshme, këngëtarja gjithashtu trazoi rrjetin, pasi u shfaq përqafuar me një djalë në një postim në Instagram dhe të gjithë ndjekësit kanë dyshuar të jetë Bearti i “Për’puthen”.