Bota Music

“Po hanë macet e qentë”/Producenti krijon këngën nga deklarata virale e Trump për emigrantët!

Një producent nga Afrika e Jugut, i njohur si The Kiffness, krijoi një këngë nga deklarata virale e ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë debatit presidencial të javës së kaluar. Trump ishte përballë Kamala Harris javën e kaluar, teksa bëri bujë me një deklaratë duke bërë që të bëhej virale në rrjetet sociale. Kandidati republikan deklaroi gjatë debatit që emigrantët e Haitit në Sprinfield, Ohio, po vjedhin kafshë shtëpiake dhe po i hanë ato.

“Në Springfield, ata po i hanë qentë dhe po i hanë macet”, deklaroi ai.

Producenti The Kiffness tha se përcolli momentet më pikante të debatit mes Trumpit dhe Harris, por ishte pikërisht kjo deklaratë që i ngeli në mendje atij dhe ndjekësve të tjerë. Duke qenë se mori sugjerime edhe nga fansat, kompozitori vendosi të krijojë një këngë duke integruar citatin viral të kandidatit republikan. Kënga deri më tani ka marrë 5.6 milionë shikime në YouTube.