Lifestyle

Po flini me çorape?! Me siguri që nuk do ta bëni më pasi të lexoni këtë artikull!

Veshja e çorapeve në shtrat duket një mënyrë gjeniale për t’i mbajtur këmbët e ngrohta gjatë muajve të ftohtë. Në vend që t’i shtoni dozën ngrohjes, shumica mund të veshin disa pizhame komode sipas zgjedhjes dhe po ashtu çorape gjatë gjithë natës.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se sa “të neveritshme” janë nivelet e baktereve kur mbani çorapet tuaja gjatë gjithë ditës dhe natës. Hulumtimi zbuloi se çorapet shpesh përmbajnë të njëjtat baktere që gjenden tek buburrecat dhe jashtëqitjet e tyre fekale. Sipas ‘Mattress Next Day’, është e rëndësishme të ndërroni çorapet përpara se të shkoni në shtrat pasi nuk e dini se çfarë bakteresh mund të gjenden në çorape pasi i keni veshur gjatë gjithë ditës.

https://www.tiktok.com/@calmdownpod/video/7283165086351461675

Rikujtojmë se, në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen një varg mënyrash për shërim nga ftohja, pa përdorur medikamente. Siç tregon edhe titulli, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit, është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull. Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët. Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull. Merrni një palë çorape të trasha leshi dhe zhytini në këtë përzierje. Vëni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin. Pas 45 minutash, temperatura juaj do të fillojë të bie.