Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.
Përpos muzikës, artistja shpesh përflitet dhe për postimet e saj në rrjete sociale, ashtu si ka qenë edhe më i fundit ku bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një shprehje në gjuhën angleze që më së shumti duket si një dedikim edhe pse nuk mund të themi se kujt i drejtohet.
Po fle me një zemër të ngrirë
Para vetëm 10 ditësh, Rina pubikoi projektin e saj më të fundit me titull ‘Fullerante’ dhe në kaq pak kohë ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.