Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, ka bërë disa ndryshime në ‘look’-un e saj kohëve të fundit. Nga flokët bjonde, në kafe e tani në një ngjyrë krejtësisht tjetër madje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë.
Gazetarja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se këtë herë ka bërë flokët ngjyrë karote dhe ka paralajmëruar se diçka po vjen. Ilnisa para pak ditësh ndau me fanat ndryshimin e saj ku kishte zgjedhur që të bëhej brune.
View this post on Instagram
Por ajo që ka rënë në sy më shumë, ka qenë komenti i Meritonit. Poshtë postimit të partneres së tij, ai shkruan:
Çdo natë po flej me një tjetër.
Rikujtojmë gjithashtu se në një intervistë me Edi Manushin, Ilnisa Agolli ka folur në “Top Arena” për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”, lidhjen me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Po bashkëjetojmë më shumë në Tiranë. 80% të rasteve te unë. Dukemi mirë. Jemi duke menduar gjëra shumë të bukura…
E pyetur për planet në aspektin profesional, Ilnsia tha se është në përfundimin e një platforme dhe gjithashtu një filmi me Meritonin i cili, pritet të ketë mjaft skena.
Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet. Bashkë me Meritonin po bëjmë filmin. Diçka që mund të na konkludojë bukur në publik dhe përqafojë si kurrë më parë. Ka mjaftueshëm skena.