Celebrities Gossip Showbiz

“Po duhet të dalësh…”, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Heidit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme, Heidi është mërzitur me Romeon dhe shkak për këtë është bërë Egla. Sipas Heidit, Egla është duke përdorur Romeon ndërsa ky i fundit mendon se atë nuk e përdor askush.

Heidi: Vazhdon merresh me Eglën?

Romeo: Pse kur më thua ti që duhet të dal jashtë, do dal unë?

Heidi: Po duhet të dalësh. Çfarë do merresh me Eglës?

Romeo: Çfarë po bën tani? Do zihemi tani për Eglën?

Heidi: Kur të flas unë?

Romeo: Për cfarë mërzitesh?

Heidi: Asgjë Romeo. Ke të drejtë.

Romeo: Çfarë është kjo formë urdhëruese.

Heidi: Nuk është urdhëruese por mos u merr.

Romeo: Po më preku, sigurisht që do merrem.

Heidi: Po jo mo zemer, se ajo thjesht po të tall.

Romeo: Po më tall? Mua nuk ma tall dot njeri.

Heidi: Vjen të prish muhabetin.