Jennifer Lopez është parë kohët e fundit shumë e stresuar dhe e nervozuar në daljet e saj. Shkak i kësaj mendohet të jetë një divorc i mundshëm mes saj dhe Ben Affleck.
Së fundmi ajo është parë nga fansat në makinë me menaxherin e saj pa bashkëshortin ku duket e ngrysur në fytyrë dhe e nervozuar. Në fotot e fundit, Lopezështë e ulur në sediljen e pasagjerit të BMW-së së bardhë teksa dukej e dëshpëruar dhe e stresuar së bashku me menaxherin e saj Benny Medina. E veshur me një bluzë të bardhë me flokë të mbledhur lart dhe e fshehur pas syzeve të mëdha të errëta të diellit, fytyra e Lopez dukej e mësuar dhe e ashpër.
Këngëtarja ka anulluar gjithashtu edhe disa nga turnetë e saj të cilat dyshohen se janë anulluar për shkak të krizës martesore që po pëson. Gjithashtu ka edhe hamendësime se karrierës së Lopez-it po i vjen fundi dhe divorci po përdoret si një mënyrë për të shpërqëndruar vëmendjen e fansave dhe admiruesve të saj.
Eksperti i PR Mayah Riaz ekskluzivisht për The Mirror: “Në mars, JLo anuloi shtatë datat e fundit të turneut. Nuk është çudi që ka spekulime në lidhje me thashethemet e divorcit që rrethojnë atë dhe Benin mund të ishin krijuar për të shkëputur vëmendjen nga rënia e karrierës së saj. Nuk është e pazakontë që të famshëm të përballen me spekulime dhe thashetheme, veçanërisht gjatë periudhave sfiduese në karrierën e tyre.”
Thashethemet për një divorc mes saj dhe Affleck po qarkullojnë me javë të tëra pasi mësohet se Affleck po jeton i ndarë nga këngëtarja.