Ka disa raste kur një produkt i caktuar kozmetik ju acaron lëkurën dhe kjo ju shkakton dhimbje ose djegie të pazakontë. Nëse ndjeni një djegie që zgjat në kohë pasi aplikoni një produkt të caktuar, mbase ai produkt nuk është për lëkurën tuaj. Një tjetër simptomë e një produkti që nuk i përshtatet lëkurës suaj është kruarja e vazhdueshme. Nëse njollat e kuqe janë të dukshme në zonën e prekur nga produkti, mund të jetë një sinjal që produkti po ju acaron lëkurën.
Po dalloni se lëkura juaj është më e yndyrshme se zakonisht? Mund të jetë një sinjal se produkti po ju acaron lëkurën. Nëse keni një prej këtyre shenjave, rekomandohet që të ndalohet përdorimi i produktit dhe të konsultoheni me një dermatolog për ndihmë dhe këshilla më të sakta.
Në tualetin e çdokujt sidomos të vajzave gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, produkte kozmetike. Në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rëndë me çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve?
Ne ju tregojmë se sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë. Rikujtojmë, se një kompani kozmetike në Las Vegas ka krijuar një buzëkuq të quajtur “data rap”. Në pamje të parë është një buzëkuq i zakonshëm, por nëse shtypni një buton ai aktivizohet duke personalizuar udhëzimet nëse ndjeheni të kërcënuar apo duke lajmëruar një të afërm apo policinë për ndihmë. Themeluesja e kësaj kompanie kozmetike, Joy Hoover thotë për CNN se ka krijuar një buzëkuq mbrojtës dhe një aplikacion SOS për gratë që nuk mund të marrin ndihmën në kohën e duhur.