Një britanik i njohur në rrjetet sociale për akte guximtare ka gjetur vdekjen pas rënies nga ura më e lartë në Spanjë. 26-vjeçari, i cili nuk është identifikuar publikisht, ka ndërruar jetë në Talavera de la Reina, pasi ra nga lartësia e urës Castilla-La Mancha, që arrin deri në 192 metra. Ura ndodhet në perëndim të Madridit dhe është kritikuar për shpërdorim fondesh, duke u konsideruar se nuk ka shumë trafik. Policia është thirrur në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar vdekjen e të riut.
Macarena Muñoz, këshilltare e sigurisë qytetare, tha se ngjitja në ujë është e ndaluar. “Ne zbuluam se ata kishin ardhur për të ngjitur urën për të krijuar material për rrjetet sociale dhe kjo solli një përfundim tragjik”-shtoi ajo. Një zëdhënës i policisë në Toledo tha se britaniku kishte rënë nga një lartësi prej 40 deri në 50 metra dhe se as ai dhe as një 24-vjeçar që ishte me të nuk kishin pajisje sigurie. I riu tjetër ka qenë në gjendje shoku, por është larguar pa akuza. Ky incident nuk është i pari në këtë urë, e hapur në 2011, e cila ka pasur gjithmonë rregulla të qarta për ndalimin e ngjitjes. Një video e dy djemve që ngjiteshin në të ishte publikuar në rrjetet sociale që nga viti 2016.